hej!, FOL me shoqni, FALAS, pa asnjë KUFI

hej! sjell ofertën më të re me numër të pakufizuar të minutave dhe SMS’ve, plus 1 GB internet 4G.

Pas suksesit tejet të madh me pakon me 3000 njësi, platforma më e madhe në Kosovë për të rinj, hej!, ka dalë me ofertën më të mirë në treg duke u mundësuar përdoruesve të saj komunikim pa kufi për vetëm 5 euro në muaj.

Oferta më e re e hej!, i sjell në një nivel tjetër pakot që u dedikohen të rinjve. Me ofertën e re të kësaj platforme, për vetëm pesë euro në muaj mund të komunikoni pandërprerë gjatë gjithë kohës brenda komunitetit hej!.

Pakon e re “hej! Pa Limit” mund ta aktivizojnë të gjithë përdoruesit prej moshës 12 deri në 28 vjeç. Aktivizimi bëhet duke dërguar SMS me tekst “hej pa limit” në numrin 50888 dhe duhet t’i keni 5 euro në llogarinë tuaj. Për ta kontrolluar bilancin e llogarisë, thirrni *888*8#.

“hej! Pa limit” ofron pa kufi minuta dhe SMS për komunikim brenda komunitetit hej!, si dhe 1 GB internet 4G në mobil, të cilat kanë vlefshmëri një muaj.

“hej! Pa limit” është pakoja e vetme në vend që ofron pa limit minuta dhe SMS për të rinjtë e vendit tonë.


Hej! Teen, komuniteti i tinejxherëve të rinj

“Hej Teen” ua mundëson të rinjve nga 12-15 vjeç të bëhen pjesë e komunitetit Hej! duke blerë numrat e tyre Hej në çdo dyqan të IPKO-së.

Për të blerë numër Hej!, të rinjtë e moshës 12-15 vjeçare duhet të shkojnë në dyqanet e IPKO-së bashkë me njërin nga prindërit dhe duhet ta kenë me vete një dokument identifikimi (ekstrakt të lindjes ose pasaportë valide).

Pas blerjes së numrit i cili kushton vetëm 3 Eur, përdoruesit mund ta aktivizojnë pakon Hej! 3000 me të cilën përfitojnë 3000 Njësi të cilat mund t’i përdorin si t’ju duhen, në MIN, SMS dhe MB.

1 njësi vlen sa 1 SMS ose 1 MIN ose 1 MB dhe çfarëdo që të shpenzoni do t’ju zbresin nga totali i 3000 njësive.

Kjo pako ka validitet 30 ditë, ndërsa për të kontrolluar gjendjen e saj thirr *888*1#.

Për t’u njohur me të gjitha ofertat e platformës Hej, vizitojeni këtë LINK