1. Dispozitat e përgjithshme

1.1 Këto terme përshkruajnë dhe përcaktojnë kushtet që rregullojnë përdorimin e ueb faqes (në vazhdim portal) hej.ipko.com, e cila është në pronësi të kompanisë IPKO Telecommunications LLC (“IPKO”).

1.2 IPKO rezervon të drejtën të ndryshoj çdo pjesë të portalit dhe fshirjen e çdo pjese të përmbajtjes pa ndonjë njoftim paraprak.

2. Sjellje të lejuara dhe të ndaluara

2.1 Është e lejuar që përdoruesi I ueb faqes të krijoj lidhje, nëse në këtë e përfshin logon e portalit. Lidhja nuk mund të bëhet në faqet me përmbajtje të paligjshme apo të pamoralshme. Me kërkesën e IPKO-së, pronari apo menaxheri I ueb faqes, ku gjendet lidhja, duhet menjëherë të hiqet.

2.2 Përveç në rastin e lartpërmendur, në vende të tjera dhe/ose në mediumet e tjera pa lejen e IPKO-së është e ndaluar të publikoj, riprodhoj, shpërndaj ose përdor logon e portalit hej.ipko.com.

2.3 Portali nuk është I autorizuar veçanërisht për veprimtaritë e mëposhtme:

  • Asnjë diskriminim, për shembull për shkak të racës, përkatësisë kombëtare, fetare dhe politike dhe orientimit seksual;
  • Zbatimi I aktiviteteve në portal të cilat janë në kundërshtim me ligjet;
  • Përdorimi I shërbimeve të portalit për dërgimin e mesazheve të papërshtatshme;
  • Çfarëdo ngacmimi I përdoruesve përmes përdorimit të shërbimeve të IPKO-së.

3. Shërbimet dhe Qasja

3.1 Përdoruesi që përdor shërbimet e hej.ipko.com të mundësuara përmes telefonave mobil dhe përmes internetit, me qasje në përmbajtje të ndryshme dhe/ose përmbajtjen e faqeve hej.ipko.com si individual dhe shkallën e tyre të interaktivitetit gjithashtu të mënyrës së qasjes në faqe – apo të qasjes përmes www apo ËAP-lidhjeve ose faqes. Përdoruesi mund të hyj në portalin nëpërmjet telefonit mobil, I cili ka një shfletues të internetit të përshtatshëm.

3.2 Në portalin hej.ipko.com të IPKO-së, janë në dispozicion për përdoruesit dhe shtesat (aplikacionet shtesë) dhe përmbajtje argëtuese për telefonat mobil dhe kompjuterët. Përdorimin e tyre e rregullojnë këto kushte. Çfarëdo shtesa mobile apo kompjuterike dhe përmbajtjes argëtuese, përdoruesi I portalit hej.ipko.com në kompjuterin e vet apo telefonin mobil konfiguron në përgjegjësinë e vet. IPKO nuk është përgjegjës për pagimin e shpenzimeve të shkaktuara në përdorimin e kompjuterit apo pajisjeve tjera mobile ose lidhjes së internetit apo transferimit të përmbajtjes, ose ndonjë dëmtimi për shkak të transferimit ose instalimit të përmbajtjes së prodhuar në telefonin mobil apo kompjuterin e përdoruesit.

3.3 Për blerjen e mallrave apo shërbimeve në hej.ipko.com si portal ku puna e paguar nëpërmjet terminaleve të telefonave mobil ose kur pagesa është e lidhur në SIM kartelën e përdoruesit, për këtë përdoren kushtet e përgjithshme të përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike të IPKO-së (në vazhdim SPU) kushtet e veçanta për përdorimin e shërbimeve të lëvizshme të komunikimit elektronik dhe Kushtet e veprimtarisë (në vazhdim KV). Ne rast të konfliktit ndërmjet këtyre termave dhe SPU ose SPU dispozitat mbizotërojnë apo KV.

3.4 Gjatë përdorimit të shërbimeve me pagesë në portalin hej.ipko.com apo gjatë përdorimit të përmbajtjeve me pagesë, përdoruesi për përdorimin e këtyre shërbimeve apo për qasjen në këto shërbime do të ngarkohet në bazë të çmimores së vlefshme për këto shërbime dhe në mënyrë, të cekura gjatë përdorimit ose qasjes ndaj shërbimit. Çmimorja është e publikuar në portalin hej.ipko.com.

3.5 Nëse gjatë porositjes së shërbimeve me pagesë apo përmbajtjeve nuk do të ceken ndryshe, çmimi për përdorimin e shërbimeve me pagesë apo për qasjen ndaj shërbimeve me pagesë do të ngarkohet përdoruesi, I cili përdor shërbime përmes abonimit, në faturën e tyre të rregullt mujore për përdorimin e shërbimeve të IPKO-së, përdoruesve të telefonisë mobile, shuma e pagesës do të zbritet nga mbetja në llogarinë e kredisë.

3.6 Gjatë përdorimit të shërbimeve me pagesë apo gjatë blerjes së përmbajtjeve për shkak të cilave natyra e shërbimit dhe mënyrës së qasjes në përmbajtje, ku kthimi I përmbajtjeve të pranuara nuk është I mundshëm, shpenzuesi nuk ka të drejtë të largohet nga kontrata, përpos nëse ligji cakton ndryshe.

3.7 Nëse përdoruesi nuk i respekton këto kushte, atëherë IPKO mund t’ia ndërpres përdorimin e portalit hej.ipko.com.

4. Kufizimi I garancive

4.1 IPKO do të punojë në portalin hej.ipko.com për sigurimin e informacioneve të reja, por përdoruesit e portalit I alarmon që tekstet e karakterit informativ, nuk garanton dhe nuk merr kurrfarë përgjegjësie për saktësinë e tyre dhe tërë faqes. IPKO nuk merr kurrfarë përgjegjësie për çfarëdo gabime në përmbajtje dhe korrektësinë dhe saktësinë e informatave të publikuara, deri te cilat ka ardh për shkak të mos përputhjes në kohë, të regjistrimit të gabimeve të të dhënave ose për shkaqe tjera. Të gjithë përdoruesit, përmbajtjen e publikuar dhe informatat përdoren në përgjegjësinë e tyre.

5. Profili hej.ipko.com

5.1 Përdoruesi hej.ipko.com mund të krijojë një profil hej.ipko.com. Profili mund të krijohet duke hyrë me emrin e dëshiruar, fjalëkalimin dhe një e-mail adresë valide ose krijon profilin përmes Facebook Connect, me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin të rrjetit social Facebook.

5.2 Përdoruesi, I cili profilin nuk ka dëshirë ta përdori, mund ta fshij atë.

6. Të drejtat autoriale

6.1 Përmbajtja në dispozicion në portalin hej.ipko.com lejohet të shqyrtohet dhe të riprodhohet për qëllime jo-komerciale personale. Përmbajtja është pronë e administratorit të faqes, IPKO apo palëve të treta (p.sh. përmbajtja që I përket organizatorëve të eventeve, apo krijuesve, të prezantuar në faqen dhe përmbajtje të paraqitura dhe të publikuara) dhe përdoruesi nuk përfiton në këto asnjë të drejtë pronësore, autoriale dhe të lidhura. Përdoruesi ka drejtë ta përdorin përmbajtjen vetëm për qëllime të parapara dhe për qëllime personale jo-komerciale. Përmbajtjen nuk mund ta ndryshoj, ta transkriptoj, t’a ripublikoj apo ta zgjeroj as për qëllime komerciale as për ato jo-komerciale, pa leje të shkruar dhe të miratuar nga IPKO. Në rast të çfarëdo përdorimi të përmbajtjes të këtyre faqeve, duhet të ruhen të gjitha shenjat e të drejtave autoriale dhe të drejta të pronësisë industrial si dhe njoftime të tjera dhe paralajmërime.

6.2 Video incizimet të cilat janë të vendosura në ueb faqen Dogaja.Itak, nuk janë pronë e krijuesit të faqes, kështu IPKO nuk jep përgjegjësi për përmbajtjen dhe veprimtarinë e tyre. Video-inçizimet, janë të publikuara përmes YouTube ueb shërbimit.

6.3 Markat të cilat shfaqen në portalin janë marka të regjistruara tregtare në pronësi ose të licencuara nga IPKO. Çfarëdo përdorimi I këtyre markave është e ndaluar pa ndonjë pëlqim paraprak me shkrim nga pronari I këtyre të drejtave. Shenjat, të cilat nuk janë të regjistruara sikur marka, janë të mbrojtura në bazë të rregulloreve të të drejtave autoriale.

7. Kushtet e privatësisë

7.1 Për përdorimin e disa pjesëve të portalit hej.ipko.com duhet të lajmërohet me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Me regjistrimin në portal, përdoruesi pajtohet që të gjitha informatat private të tij, të cilat I ka deklaruar gjatë procesit të krijimit të emrit të përdoruesit dhe me përdorimin e portalit hej.ipko.com, përdoren në mënyrë dhe për qëllime të përshkruara në vazhdimësi të këtyre kushteve.

7.2 IPKO angazhohet që informatat personale të përdoruesit, të fituara përmes portalit hej.ipko.com, I ruan me kujdes dhe nuk I kalon ato te ndonjë palë e tretë.

7.3 IPKO është e angazhuar, që ta mbroj profilin e përdoruesit të portalit hej.ipko.com. Informatat për përdorimin e faqes së portalit, që do të mblidhen në mënyrë automatike dhe të cilat nuk mundësojnë kontrollimin e informatat personale, IPKO do t’i përdor për qëllim të përmirësimit të përdorimit të portalit.

7.4 Informatat personale, të cilat përdoruesi I deklaron gjatë procesit të krijimit të emrit të përdoruesit dhe gjatë përdorimit të portalit hej.ipko.com, do të përpunohen dhe do të përdoren për të siguruar informacione të drejtpërdrejta përdoruesit mbi shërbime të reja të portalit hej.ipko.com dhe për kontrollimin e përdorueshmërisë së portalit hej.ipko.com dhe shërbimeve nga ana e përdoruesit, në përputhje me këto kushte, SPU, KV dhe udhëzimet mbi përdorimin e shërbimeve.

7.5 Informatat personale do të mblidhen, përpunohen dhe të ruhen edhe një vit pas përdorimit të fundit të portalit hej.ipko.com, kur regjistrimi ka qenë I detyrueshëm me emër të përdoruesit.

8. Kushtet tjera

8.1 IPKO nuk është përgjegjëse për mos funksionimin e rastit të portalit, çdo pasaktësi e informatave dhe për çdo dëm që rezulton për shkak të informacioneve të pasakta dhe jo të plota, as për ndonjë mos funksionim të qasjes të internetit nga ofruesi.

8.2 Për shkak që në portalin hej.ipko.com ekzistojnë disa lidhje të caktuara të cilat nuk kanë bëjnë me portalin dhe janë përtej kontrollit të IPKO, IPKO nuk mund të garantoj dhe nuk mund të pranoj apo të marrë parasysh ndonjë ankesë të tillë në lidhje me saktësinë e përmbajtjes të cilësdo faqe, për të cilën ofron lidhje apo referencë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për mbrojtjen e informatave në këto faqe.

9. Dispozitat finale

9.1 Këto Kushte fillojnë të hyjnë në fuqi më 16.05.2012

9.2 Këto kushte publikohen në ueb faqet e IPKO’s