hej! Kujdesi për klientë

HEJ! Tani e tutje mund të thirrni në numrin 049 700 800, sa herë që keni nevojë për informata apo keni ndonjë problem teknik në lidhje me produktet e komunitetit më të madh për të rinj në Kosovë HEJ!

Qendra e Thirrjeve të HEJ! do të përbëhet prej 5 agjentëve që janë përzgjedhur publikisht nga votat tuaja, të cilët tashmë janë trajnuar dhe janë të gatshëm për t’ju shërbyer sa më mirë.

Thirrjet në Qendrën e Thirrjeve të HEJ! janë FALAS dhe pranohen nga ora 08:00-24:00!